Haradinaj për gjuhën fyese të Kurtit: Ma “hajvan” ni Kryeministër që pas 4 vite qeverisje ka tregu vetëm “vica”
![Haradinaj për gjuhën fyese të Kurtit: Ma “hajvan” ni Kryeministër që pas 4 vite qeverisje ka tregu vetëm “vica”](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjuhen-473x300.png)
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur të hënën konferencë për media.
I pyetur rreth gjuhës së Kryeministrit, Albin Kurti, pas shpalljes së rezultateve preliminare, ku i quajti opozitën “hajvana”, i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj e dënoi gjuhën fyese ndaj këtij të fundit.
“Ai epitet i shkon atij, ma “hajvan” ni Kryeministër që pas 4 vite qeverisje ka tregu “vica” gjatë tërë fushatës, ska pas as ni program konkret nuk ka të arritura asgjë, fatkeqesisht ky eshte realiteti ynë”, tha Haradinaj.
Haradinaj tha se një gjuhë e tillë u përdor për arsyen se Kurti nuk arriti rezultatin të cilin e kishe pritur.
“Qytetarët e Kosoves dje kan mujt ma pa kush është ai, një Kryeministër që nuk ka mbërri rezultat të mbërritur, as unë nuk e kam arrit të priturin por e dini gjuhën time dhe hera e parë që po përdori një ofendim është ky në përgjgje të tij, por edhe si opozit edhe me rezultat jo të mirë e kemi ruajtur dinjitetin tonë dhe procesin zgjedhor, nuk kemi bërë asnjë ndërhyrje që e dëmton demokracinë tonë dhe Kosovën”, deklaroi i pari i AAK-së.
Koalicioni AAK-NISMA-Konservatorët-E30-IDEAL pas numërimit të rreth 90% të votave në nivel vendi, rezulton forca e katërt politike në vend.
Ky koalicion sipas rezultateve aktuale, në të cilat nuk përfshihen votat e diasporës dhe ato me kusht, ka marrë 57 mijë e 509 vota apo 7.57%.