Haradinaj për Faton Osmanin: Një njeri me vlera e profesionist i çmuar
![Haradinaj për Faton Osmanin: Një njeri me vlera e profesionist i çmuar](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-3-720x480-1-600x360-1-500x300.png)
Kryetari Ramush Haradinaj dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës shprehin ngushëllime për humbjen e gazetarit të njohur dhe themeluesit të ‘EkonomiaOnline’, Faton Osmani.
Ata ndajnë dhembjen me familjen Osmani dhe mbarë komunitetin mediatik, duke theksuar vlerat dhe profesionalizmin e tij të çmuar.
Faton Osmani do të kujtohet për kontributin dhe veprën e tij të vyer. U prehtë në paqe!