Haradinaj për ekzekutimin e pensioneve me rritje: Manipulim me shifra nga Qeveria, rritja prej 20% nuk përbën asnjë ndryshim

Haradinaj për ekzekutimin e pensioneve me rritje: Manipulim me shifra nga Qeveria, rritja prej 20% nuk përbën asnjë ndryshim

I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas ekzekutimit të pensioneve me 20% rritje.

Haradinaj përmes një postim në llogarinë e tyre në Facebook ka thënë se ky është manipulim i Qeverisë me shifra e përqindje.

“Lajmi se paska nisur pagesa e pensioneve me rritje prej 20% është përpjekje e radhës e kësaj qeverie për të manipuluar me shifra e përqindje. Pensionet në Kosovë janë aq të ulëta sa rritja prej 20% e tyre nuk përbën asnjë ndryshim”.

 

Postim i plotë:

Lajmi se paska nisur pagesa e pensioneve me rritje prej 20% është përpjekje e radhës e kësaj qeverie për të manipuluar me shifra e përqindje. Pensionet në Kosovë janë aq të ulëta sa rritja prej 20% e tyre nuk përbën asnjë ndryshim.

Rritja minimale e pensioneve qysh sot duhet të jetë më e pakta 50%. Ky është zotim i përfshirë në programin e Aleancës dhe partnerëve në koalicion i cili do të zbatohet menjëherë, duke e përcjellur trajektoren e rritjes vjetore prej 10% për gjitha skemat pensionale në Kosovë.

Shpërndaje në: