Haradinaj për diasporën: Kosova akoma është larg pritjeve tuaja

Haradinaj për diasporën: Kosova akoma është larg pritjeve tuaja

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, u ka uruar mirëseardhje mërgimtarëve, por sipas tij, Kosova “ende është larg pritjeve të tyre”.

Ai ka shkruar në Facebook të martën se mërgimtarët do të përballen me kolona të gjata dhe me pluhur në rrugët e pakryera.

Haradinaj iu është drejtuar mërgimtarëve duke thënë “mos u besoni fjalëve të mira, por boshe”.

“Do të donim shumë që këtë verë ta gjenit Kosovë ashtu siç e ëndërroni, por për fat të keq akoma është larg pritjeve tuaja. E di që kur të vini do të donit që Kosova të jetë sikur ai vendi prej nga vini e që të mos përballeshit as me kolonat e gjata e as me pluhurin e rrugët e pakryera për qytetet e lindjes si psh: për Gjilan, për Pejë, për Gjakovë, për Podujevë, për Mitrovicë e kështu me radhë, të cilat qeveria jonë i ka lënë përgjysmë, si edhe shumë punë të tjera. Ju jeni gjysma jonë dhe asnjëherë nuk do të jeni mysafirë dhe sukseset e dështimet i kemi përbashkëta. Ju presim me bukë e kripë e zemër e ju urojmë pushime të mira në vendlindje. Të tjerat mos ja u falni e mos u besoni fjalëve të mira por boshe edhe një herë. Kosova dhe ju meritoni më mirë”, ka shkruar ai.

Shpërndaje në: