Haradinaj për aksidentin tragjik në Uashington: Ngushëllime për popullin mik amerikan, dhimbja e tyre është edhe dhimbja jonë

Haradinaj për aksidentin tragjik në Uashington: Ngushëllime për popullin mik amerikan, dhimbja e tyre është edhe dhimbja jonë

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime për familjet dhe popullin amerikan pas jetëve të humbura nga përplasja e aeroplanit me helikopter në Uashington.

Ai u ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve.

“I tronditur nga lajmi për aksidentin tragjik në Uashington DC. Në këto momente të rënda, mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe popullin amerikan. Urojmë shërim të shpejtë për të lënduarit. Ngushëllimet më të përzemërta për mbarë popullin mik amerikan. Dhimbja e tyre është edhe dhimbja jonë”, ka shkruar Haradinaj.

Shpërndaje në: