Haradinaj pas votimit: Kosova ka nevojë për votën tuaj sot, mos e humbni

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka votuar me bashkëshortën e tij, Anitën, në shkollën “Ali Sokoli” në Prishtinë.
Pas votimit, ai tregoi para mediave se sot për herë të parë votuan edhe dy fëmijët e tij, Hana dhe Gjini.
Ndërsa, në Facebook ka shkruar se dy nga tre fëmijët e tij, Gjini dhe Hana do të votojnë për herë të parë.
”Gjini e Hana sot votojnë për herë të parë. Nana Rukë votoi në Gllogjan”.
Haradinaj u ka bërë thirrje qytetarëve që ta ushtrojnë të drejtën e tyre për vote,
”Votuam edhe unë e Anita. Votoni edhe ju. Kosova ka nevojë për votën tuaj sot. Mos e humbni – votoni!” – ka shkruar Haradinaj.