Haradinaj pas publikimit të bisedave mes Bislimit dhe Krasniqit: Kurti duhet të përgjigjet para drejtësisë

Haradinaj pas publikimit të bisedave mes Bislimit dhe Krasniqit: Kurti duhet të përgjigjet para drejtësisë

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj. ka reaguar pas publikimit të bisedave mes kryeministrit Albin Kurti, zëvendëskryeministrit, Bisnik Bislimi, ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, ku Bislimi kërkon që tenderi t’i jepet një kompanie që nuk i plotëson kushtet. Në grupin e bisedës në WhatsApp, sipas gazetarit Lirim Mehmetaj është edhe ministrja Artane Rizvanolli, ministri Hekuran Murati, Dejona Mihaili e Milot Krasniqi.

Lidhur me këtë, Haradinaj  ka thënë se Kurti duhet të përgjigjet para drejtësisë.

Postimi i plotë:

Çfarë turpi kjo qeveri! Dje Albini tha se rryma në Kosovë është më e lira në Evropë. Dikur e pshtjellkte me filtra e bojlera, ndërsa sot banda energjetike ballkanike bisedojnë në grup në WhatsApp për shifra milionëshe në KEK.

Parlamenti i ardhshëm duhet urgjentisht të krijojë një komision të veçantë hetimor për tri tema nacionale:

– Pse u anulua kontrata për ndërtimin e termocentralit të ri?

– Pse u anulua projekti i gazit amerikan në drejtim të Shkupit?

– Pse Kosova e prishi kontratën me Shqipërinë, ndërsa vazhdon me Serbinë (lexo: GEN-in)?

Ky njeri duhet të përgjigjet para drejtësisë.

Kosova nuk e meriton këtë shkatërrim kolektiv.

Forca, gazetarë!

Forca, media!

Pazari me tenderin për riparim të kalldasë së bllokut “A5”, Mehmetaj publikon bisedat e grupit Kurti, Bislimi, Mihali e Nagip Krasniqi

Shpërndaje në: