Haradinaj njofton aderimin e Veli Kryeziut në AAK

Haradinaj njofton aderimin e Veli Kryeziut në AAK

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar aderimin e Veli Kryeziut në AAK.

Haradinaj ka shkruar se Kosova duhet të ndërtojë të ardhmen mbi themelet e forta të dijes, vlerave dhe përkushtimit ndaj interesit kombëtar.

“Kënaqësi të veçantë mirëpresim në familjen e Kosovës Fituese Prof. Veli Kryeziun, intelektual i shquar për kontributin e tij në fushën shkencore të historisë”.

“Bashkimi i forcave me personalitete të shquara akademike si Prof. Kryeziu, dëshmon qartë se vizioni ynë për Kosovën Fituese po konsolidohet me ekspertizën më të lartë profesionale dhe vlerat më fisnike të atdhedashurisë”, thuhet në shkrimin e Haradinajt në Facebook.

Shpërndaje në: