Haradinaj nga tubimi në Gjakovë: Me mbështetjen që morëm, jemi më të vendosur në rrugëtimin tonë

Haradinaj nga tubimi në Gjakovë: Me mbështetjen që morëm, jemi më të vendosur në rrugëtimin tonë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka marr pjesë në tubimin në Gjakovë, i organizuar nga deputeti i kësaj partie Pal Lekaj.

Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, tha se mori mbështetje masive nga qytetarët e Gjakovës.

“Gjakovarët, me traditën e tyre të pasur patriotike, kuptojnë më mirë se kushdo nevojën për një qeverisje që siguron zhvillim ekonomik, anëtarësimin direkt në NATO, si dhe mbrojtje të vlerave tona kombëtare”, ka shkrur Haradinaj mes tjerash.

 

Postimi i plotë:

Në tubimin e organizuar nga miku dhe bashkudhëtari im politik shumëvjeçar, deputeti Pal Lekaj, bashkë me kryetarin Ardian Gjini pamë entuziazmin dhe përkushtimin e qytetarëve për vizionin “Kosova Fituese”.

Gjakovarët, me traditën e tyre të pasur patriotike, kuptojnë më mirë se kushdo nevojën për një qeverisje që siguron zhvillim ekonomik, anëtarësimin direkt në NATO, si dhe mbrojtje të vlerave tona kombëtare.

Me këtë mbështetje masive dhe energji pozitive nga qytetarët e Gjakovës, jemi edhe më të vendosur në rrugëtimin tonë drejt realizimit të një Kosove të fuqishme dhe prosperuese. Faleminderit Pal Lekaj dhe gjithë strukturave tona për mobilizimin dhe përkushtimin e vazhdueshëm ndaj vizionit të përbashkët

Shpërndaje në: