Haradinaj nga Gjilani: Kjo komunë e rëndësishme e Kosovës s’mund të injorohet me batuta të Kurtit, por kërkon veprime të menjëhershme
Kandidati për deputet nga AAK, Daut Haradinaj sot ka qenë në komunën e Gjilanit bashkë me disa kandidatë të tjerë nga kjo komunë.
Haradinaj tha komuna e Gjilanit ishte lënë pas dorës nga qeveria Kurti.
Tutje ai përmendi projektet që kishin nisur sa ishin në Qeveri ishin stopuar tërësisht.
“Kjo komunë e rëndësishme e Kosovës s’mund të injorohet me batuta të kryeministrit. Kjo komunë kërkon veprime të menjëhershme”, ka shkruar mes tjerash Haradinaj.
Postimi i plotë:
Sot, na nderoi me mikpritje në fshatin Dobërçan të Gjilanit, kolegu ynë shumëvjeçar politik, Ibish Ibishi, me vëllezër dhe bashkëfshatarë të tij.
Bashkë me kandidatët për deputetë nga Gjilani: Ahmet Isufi, Zarife Asllani, Kushtrim Xhemaili dhe Nazim Gagica, zhvilluam një bisedë të sinqertë me të pranishmit, ku mbizotëronte një zhgënjim i madh me qeverisjen aktuale për shkak të injorimit që i ka bërë Gjilanit qeveria aktuale.
Gjilani sot, si gjithë Kosova, vuan mungesën e dorës së shtetit. Shumë projekte që filluan gjatë qeverisjes sonë janë stopuar tërësisht, disa s’kanë filluar asnjëherë, e disa janë zvarritur për shumë vjet.
E pashë se Gjilani kishte vendosur të ndëshkonte ata që pritojnë edhe të flasin për Gjilanin e për Anamoravën.
Kjo komunë e rëndësishme e Kosovës s’mund të injorohet me batuta të kryeministrit. Kjo komunë kërkon veprime të menjëhershme.
Pa përfundimin e autostradës dhe zgjerimin e hyrje-daljeve të këtij qyteti, jeta e banorëve po vështirësohet skajshëm.
Numri 137 është numri që e nisi dhe do ta përfundojë autostradën.
Thuani jo mashtruesve!