Haradinaj nga Deçani: U pritëm nga çdo shtëpi pa dallim partie, na jep motiv për të vazhduar përpara

Haradinaj nga Deçani: U pritëm nga çdo shtëpi pa dallim partie, na jep motiv për të vazhduar përpara

Kandidati për deputet nga AAK, Daut Haradinaj ka vizituar fshatin Shaptej dhe Gllogjanin në Deçan.

Haradinaj tha se u pritën nga çdo shtëpi pa dallim partie.

Postimi i plotë:

Sot, në Komunën e Deçanit, e nisëm ditën në familjen e Metsylëve, për të vazhduar pastaj me tubimin e dy fshatrave, Shaptej dhe Gllogjan, ku u pritëm pa dallim partie nga çdo shtëpi. Një pjesëmarrje e tillë të jep motiv për të vazhduar përpara, aq më tepër kur të pranishëm ishin mbi 40 prindër të dëshmorëve, bashkëluftëtarëve të mi. Pastaj vazhduam në odën e bashkëluftëtarit tim, Haki Sylaj, ku, siç e do tradita, na nderuan me mikpritje.

Shpërndaje në: