Haradinaj: Nëse Kurti i mbërrin 25 për qind të votave, i lumi ai për veti
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në “Paradoks” është shprehur i bindur se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk do t’i marrin 25 për qind të votave në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025.
“Nuk e shoh Kurtin që i kalon najherë 30 për qind në zgjedhje. Edhe 25 kur e mbërrin, i lumi ai për veti. Nuk po them se do të jetë partia e parë”, ka thënë Haradinaj.
Sipas tij, këtë do t’ia pamundësojë keqqeverisja e tij në katër vjetët e fundit.
“Sepse filluan që të gjithë t’ia kuptojnë mashtrimin dhe do t’ia dhënë për fytyre. I dolën dy deputetë, një degë në Drenas. Ne jemi në proces të rritjes sonë, mundemi edhe ne të jemi fitues. Por nuk besoj se Kurti do t’i fitojë zgjedhjet. E shihni sa me gëzim po thonë ata po luftojnë për vend të dytë”, ka thënë ai.