Haradinaj: Nëse flet Mimoza Kusari mund ta “varrosë” Kurtin
Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës foli për përgjimet që i kanë dalë në publik Mimoza Kusari-Lilës dhe në krejt këtë situatë, vizita që kryeministri Kurti i bëri asaj bashkë me Dejona Mihalin e anëtarët e VV-së me rastin e ditëlindjes.
Sipas Haradinajt, Kurti është shfaqur i buzëqeshur me Kusari-Lilën në ditëlindjen e saj sepse ajo “qaq shumë për kryeministrin e kontaktet e kryeministrit me zyrtarë serbë saqë znj.Kusari mund ta varrosë kryeministrin”.
“Znj.Kusari nëse i shihni pamjet e djeshme pas gjithë kësaj afere e skandali, përgjim pas përgjimi, kryeministri i buzëqeshur e feston ditëlindjen në zyret e Parlamentit kjo dëshmon që z.kryeministër nuk guxon me qortu znj.Kusari për shkak se znj.Kusari din qaq shumë për kryeministrin e kontaktet e kryeministrit me zyrtarë serbë saqë znj.Kusari mund ta varrosë kryeministrin, për këtë arsye edhe këto buzëqeshjet falso janë në ambientet e VV-së”, tha Haradinaj në Pressing.
Ai tha Kurti e Kusari-Lila se po paraqiten pa fijen e turpit.
“Jam i bindur që zonja Kusari është ekstremisht e informuar, pra gjitha këto kanë qenë në koordinm më kryeministrin…”, tha Haradinaj.
“Informatat që i posedojmë ne ekzistojnë me dhjetëra përgjime – SMS e komunikime deri në fyerje që i bëjnë UÇK-së që i quajnë terroristë e kriminela…E dalin të buzëqeshur para opinionit”, tha Haradinaj.