Haradinaj në tubim me hasjanë: Trimëria dhe dashuria për atdheun është e pakrahasueshme

Haradinaj në tubim me hasjanë: Trimëria dhe dashuria për atdheun është e pakrahasueshme

Ramush Haradinaj, kandidati për kryeministër i koalicionit Kosova Fituese, ka mbajtur sot një tubim me qytetarë në Lubizhdë të Hasit.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se në mesin e hasjanëve, me të cilët ishin bashkë që nga ditët e para të luftës çlirimtare.

“Bujaria, trimëria dhe dashuria e tyre për atdheun është e pakrahasueshme. Kjo tokë ka dhënë heronj në çdo kohë dhe sot po jep shembullin më të mirë të bashkimit për Kosovën ku fitojnë të gjithë. Hasjanët i sigurova se do të trefishojmë subvencionet për bujqësi”.

“Rinisë do i ofrojmë grante pa kthim për bizneset e reja dhe bursa për secilin që dëshiron të studiojë. Paga mesatare mbi 1000 euro dhe pensione jo më pak se 500 euro. Energjinë do ta bëjmë 20% më të lirë.  Do të mbështesim financiarisht çdo punëkërkues deri në punësim”, ka thënë Haradinaj.

Tutje, ai ka deklaruar se veteranët do të marrin pensionet pa pasur nevojë të shkëputen nga marrëdhënia e punës.

Shpërndaje në: