Haradinaj në Pentagon, diskuton për antarësimin e Kosovës në NATO
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është pritur sot në Pentagon nga Drejtoresha për Evropen Jugore dhe Lindore në Departmentin e Mbrojtjes, Leigh Ann G. Killian, zëvendësdrejtori Patrick M. Antonietti, dhe ekipi i tyre.
Sipas një komunikate për media, diskutimet gjatë takimit janë fokusuar në partneritetin strategjik mes ShBA-së dhe Kosovës dhe antarësimin e Kosovës në NATO përmes Planit Aksional.
“Pajtueshmëri e plotë për koordinim të punëve dhe veprimeve në proceset që e presin Kosovën”, thuhet tutje në komunikatë.