Haradinaj në New York, merr titullin anëtar nderi i përjetshëm i Federatës ‘VATRA’
Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, u nderua me titullin “Anëtar Nderi” i përjetshëm i Federatës Pan-Shqiptare ‘VATRA’ gjatë një vizite në selinë e organizatës.
Gjatë takimit, ai theksoi nevojën për përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale me SHBA-në dhe rëndësinë e anëtarësimit të shpejtë të Kosovës në NATO.
Theksova se Kosova duhet të përmirësojë marrëdhëniet bilaterale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kosova duhet të punojë për një plan strategjik të sigurisë që të sigurojë nga bashkësia ndërkombëtare një plan masash për anëtarësim të shpejt në NATO, pasi Kosova ka ushtri të aftë, profesioniste, një gjeneratë e shkëlqyer profesionistësh.”
Haradinaj u bëri thirrje shqiptarëve atje që të angazhohen për të përshpejtuar këtë proces jetik.
“U bëra thirrje vëllezërve tanë shqiptaro-amerikanë, në veçanti këtij institucioni të respektuar që të angazhohen pranë autoriteteve amerikane për të përshpejtuar këtë proces jetik, duke forcuar edhe më tej lidhjen e pazëvendësueshme mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.”