Haradinaj në Llukë të Deçanit viziton familjen Muçaj: Familjet e tilla janë shtylla të forta të shoqërisë
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj ka vizituar familjen Muçaj në Llukë të Deçanit.
Ai ka thënë se familjet si Muçajt janë shtylla të forta të shoqërisë.
“Mikpritja tradicionale shqiptare është thesar që ruan e kultivon identitetin tonë kombëtar”, ka shkruar Haradinaj.
“Në Llukë të Deçanit, në familjen Muçaj, me shumë miq e bashkëluftëtarë dhe bashkatdhetarë, përjetova traditën tonë të lashtë të mikpritjes”, ka shkruar ai.
“Familjet si Muçajt janë shtylla të forta të shoqërisë, që ruajnë e përçojnë tek brezat e rinj vlerat më të çmuara të kombit tonë. Ju faleminderit për mikpritjen”.