Haradinaj në Deçan: Gështenja, simbol i vazhdimësisë së traditave
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në festën tradicionale “Dita e Gështenjës”, që organizon Komuna e Deçanit.
Haradinaj ka thënë se Gështenja, është pasuri e çmuar natyrore e Deçanit, “është më shumë se një frute – ajo është një simbol i vazhdimësisë së traditave”.
“Për breza të tërë, ajo ka qenë pjesë e pandarë e jetës së deçanasve, duke dëshmuar lidhjen e fortë që kemi me tokën dhe trashëgiminë tonë”.
“Sot, në festën tradicionale “Dita e Gështenjës, një ngjarje që nderon punën e palodhur të fermerëve, shpreha mirënjohjen ndaj kryetarit Ramosaj për përkushtimin e tij dhe ndaj të gjithë atyre që kontribuojnë në zhvillimin e Deçanit. Angazhimi i tyre për të promovuar potencialin e kësaj zone është frymëzues”, ka thënë Haradinaj.