Haradinaj: Mujë Krasniqi me ushtarë e shkruan me gjak një nga faqet më të lavdishme të historisë

Haradinaj: Mujë Krasniqi me ushtarë e shkruan me gjak një nga faqet më të lavdishme të historisë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar Mujë Krasniqi dhe 41 ushtarët e tij 26-vjetorin e rënies heroike.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se Muja dhe dyzet e një heronjtë e UÇK-së e shkruan me gjak një nga faqet më të lavdishme të historisë.

“Kujtojmë sot trimërinë e jashtëzakonshme të Mujës – shpirtit të pathyeshëm të rezistencës, që as plumbat e as dimri i ashpër nuk e ndalen dot në rrugën drejt lirisë. 41 trima nga çdo cep i Kosovës, nga Faton Gjylani tetëmbëdhjetë vjeçar deri te Maliq Karaqica pesëdhjetë vjeçar, u bashkuan në një ideal të shenjtë”.

“Sakrifica e tyre shndërrohet sot në forcë dhe frymëzim për Ushtrinë e Kosovës – ëndrrën e tyre të realizuar. Para gjashtë vjetësh, kur themeluam ushtrinë, ndjeva se po përmbushim amanetin e këtyre heronjve”, ka thënë Haradinaj.

Në këtë përvjetor, ai tha se do të zotohen se do ta ruajnë dhe forcojnë Kosovën për të cilën ata dhanë jetën.

Shpërndaje në: