Haradinaj: Mendoj që me mujtë me bind presidentin Trump, Serbia na njeh
Ramush Haradinaj, kandidat i AAK-së për kryeministër, ka folur në lidhje me dialogun dhe Presidencën Trump.
Në “Debat Përnime”, Haradinaj ka vlerësuar se nëse mundet të bindet presidenti Donald Trump, Serbia e njeh Kosovën.
“Mendoj që me mujt me bind presidentin Trump, Serbia na njeh. Nëse i thotë për 24 orë, Serbia na njeh për 23 orë. Pra qëllimi im, strategjia ime është që me mujt sa ma shpejt me hy në tavolinë te presidenti Trump duke ditë që është krejt ndryshe, është ndryshim tektonik që ka ndodhë në botë” – ka theksuar Haradinaj.
“Nuk i intereson kësaj [administrate] a je mirënjohës a mosmirënjohës. Nuk e kanë më atë problem. Zgjidhja e jote është: na kushton pare, nuk je në linjë me ne, nuk je partner i besueshëm- vazhdo. Unë mendoj me ndërru këtë. Na duhet me u rikualifiku. Kjo ka me qenë bukur e zorshme se është një administratë vërtetë shumë interesant, ndryshe se çfarë ka parë bota më parë”- u shpreh Haradinaj.