Haradinaj me fjalë të mëdha për Ahmetajn, 109-shin e AAK-së: Sipërmarrës i besuar (video)
Kryetari i AAK-së, aktualisht edhe kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 9 shkurtit, Ramush Haradinaj, në një takim elektoral ka dhënë fjalë të mëdha për afaristin Ramush Ahmetaj, i cili në këtë zgjedhje është kandidat për deputet në listën e AAK-së me numër 109.
Haradinaj ka thënë se afaristin Ahmetaj e ka pasur edhe bashkëluftëtar që vjen nga një familje ndër breza patriotë e punëtorë.
Sipas liderit të AAK-së, Ahmetaj njihet si një personalitet që i ka dhënë shumë komunitetit, duke e ndërtuar edhe një biznes familjar agroturizëm “Belle Resort”, në një vendbanim të lashtë që ishte braktisur në të kaluarën, por që tashme është një vendbanim me potencial të mirë për zhvillimin e turizmit.
“Ramushi është një bashkëluftëtar i yni i hershëm. Një familje ndër breza patriotë e punëtorë. Ramushi asnjëherë nuk ka kërkuar asgjë për veti, as në luftë dhe as pasluftë. Ka punuar me familje dhe i ka dhënë shumë komunitetit. Tani na ka bërë edhe një nder të madh që e ka kthyer gjallërinë në një vendbanim ma të lashtë dhe ma të hershmin në Belle. Atje është bërë një adresë e mirë e vlerave tona dhe mikpritjes tonë dhe traditës tonë. Ai është një njëri dhe sipërmarrës i besuar prej të gjithëve që e njohin. Ramush të uroj sukses në këtë garë”, ka thënë Haradinaj në adresimin e tij në një takim elektoral.
Voto AAK 137 Ramush Ahmetaj 109
AAK 🗳️137
Ramush Ahmetaj 🗳️109Posted by Ramush Ahmetaj on Friday, January 31, 2025