Haradinaj me akuza të rënda: Kurti është i rekrutuar në burg nga Serbia

Haradinaj me akuza të rënda: Kurti është i rekrutuar në burg nga Serbia

Kreu i AKK-së, Ramush Haradinaj ka bërë akuza të rënda ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Ai në Klan Kosova ka thënë se Kurti është i rekrutuar nga Serbia.

Sipas tij, Kurti është fajtori që Kosova po kritikohet nga aleatët.

“Ai është i rekrutuar, ruajuni ju lutem se do të kalojë disa kohë. Cdo kush që bën vepra e mbulon përkatësinë… Kurti e ka sjellur Kosovën në palën kritikuese nga aleatët për sjelljet tona ndaj komuniteteve në Këshill të Sigurimit. Albin Kurti, pra Kosovën që e ka pas vlerën më të madhe qe ka qenë viktimë, që e gjithë bota na e ka pasë hatrin që kemi qenë viktimë e Millosheviqit, ka mrri në KS me na sjell ne në tavolinë si palë me u kritiku edhe prej aleatëve”, u shpreh Haradinaj.

 

Haradinaj godet Kurtin: E ka një zor të madh, po kërkon shpëtim nga opozita

Shpërndaje në: