Haradinaj: Lista e Koalicionit për Kosovën Fituese është një kombinim i mrekullueshëm me emra të njohur të dijes e të politikës
![Haradinaj: Lista e Koalicionit për Kosovën Fituese është një kombinim i mrekullueshëm me emra të njohur të dijes e të politikës](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/01/474591137_1173682734123073_9118933487160949230_n-600x360-1-500x300.jpg)
Kandidati i AAK’së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka thënë se lista e Koalicionit për Kosovën Fituese është kombinim i mrekullueshëm.
Sipas tij në këtë listë ka emra të njohur të dijes dhe politikës.
“Lista 137 – Kombinimi i përvojës me vrullin rinor. Lista e Koalicionit për Kosovën Fituese është një kombinim i mrekullueshëm. Me emra të njohur të dijes e të politikës, me njerëz që nuk janë zbrapsur para asnjë sfide në 30 vjetët e fundit. Me pothuajse gjysmën e listës, emra që garojnë për të parën herë. Të gjithë të përgatitur për vizionin tonë për Kosovën Fituese, e që është: Kosova në NATO, me ekonomi të zhvilluar, drejtësi dhe mirëqenie të përgjithshme. 137 për Kosovën Fituese”, ka shkruar Haradinaj.