Haradinaj: Kryehajni është Albini, të gjithë janë n’burg prej të parit deri te i fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka komentuar raportimet e mediave se Albin Kurti bashkë me disa ministria e Dejona Mihali kanë komunikuar në WhatsApp për çështjen energjetike me Nagip Krasniqin që drejtonte KEK’un.
Haradinaj ka thënë se me aq sa i njeh procedurat qeveritare, të gjithë ata që kanë komunikuar do të jenë në burg, pasi ajo vepër është e jashtëligjshme.
Këtë deklaratë Haradinaj e ka dhënë gjatë një interviste në “Pressing” të T7, duke shtuar se në krye të kësaj është Albin Kurti.
“As sa di të gjithë janë në burg, edhe ai që s’ka fol por vetëm e ka pa e nuk ka thënë jo nuk pajtohem, është bashkëkryes i kësaj procedure, gjithë janë në burg – nuk ka kush që i shpëton, le t’i marrin avokatët më të mirë në botë s’ka kush që i shpëton, gjithë janë në burg. Edhe mos me u pas bë dëmi financiar, vetëm procedura është kriminale, e jashtëligjshme”, ka thënë Haradinaj.