Haradinaj: Kosova fiton vetëm kur bashkohen njerëzit e zotë dhe largohet mashtruesi, Albin Kurti

Haradinaj: Kosova fiton vetëm kur bashkohen njerëzit e zotë dhe largohet mashtruesi, Albin Kurti

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, gjatë fushatës zgjedhore theksoi se në kohërat e vështira të popullit të Kosovës, janë krijuar liderë të vërtetë, të cilët kanë sjellë lirinë për vendin.

Ai e akuzoi kryeministrin aktual, Albin Kurti, dhe kliken e tij si “njerëz të ligj”, duke theksuar se kur koha është e mirë, krijohen edhe liderë të ligj.

Haradinaj theksoi se suksesi i Kosovës është i garantuar vetëm kur njerëzit e zotë bashkohen, dhe për një Kosovë fituese, është e nevojshme të largohen ata që ai i quajti mashtrues.

Ai u shpreh se Kosova ka nevojë për siguri të plotë dhe të përjetshme.

“Në kohërat të vështira të popullit tonë, janë krijuar njerëz të zotë, ata njerëz ja kanë sjellë lirinë këtij vendi. Kur vjen koha e mirë, krijohen edhe njerëz të ligj, Albin Kurti është njeri i lig dhe klika e tij janë njerëz të ligj. Kur bëhen njerëzit e zotë bashkë, atëherë suksesi është i garantuar. Për Kosovën fituese, ja sot, ja kurrë. Për me fitu Kosova, duhet ta heqim mashtruesin, sepse duam siguri të plotë dhe të përjetshme”, tha Haradinaj.

Shpërndaje në: