Haradinaj: Kongresmenë e senatorë amerikanë e shohin Kurtin si me agjendë të dyshimtë
“Agjendë të dyshimtë”, “Dikush jo i interesuar për marrëdhënie të mira”, “Jo i interesuar për ta çuar Kosovën përpara”.
Kështu tha të ketë kuptuar Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në takimet e tij në Uashington në senatorë e kongresistë amerikanë.
Për Haradinajn perspektivë të mirë për vendin me eventualitetin e vazhdimit të një qeverie të udhëhequr nga Albin Kurti nuk do të ketë.
Në ShBA, u shpreh i nindur Haradinaj “ekziston një përvojë e keqe me qeverinë e udhëhequr nga Kurti”.
“Në Amerikë e vlerësojnë si dikush jo i interesuar për marrëdhënie të mira, jo i interesum me ec Kosovën pdërpara, e shohin si një njeri me agjenda të dyshimta, populliste. Ky është një mendim i gati të gjitha bashkëbiseduesve, jo disa, por disa janë edhe më të ashpër me qëndrime”, tha Ramush Haradinaj.
“Edhe senatorë e kongresmenë – që vazhdoj edhe nesër e pasnesër, kemi plot ditën – e kanë një zhgënjim të madh me Kurtin, me sjelljen e tij ndaj marrëdhënieve dhe temave – e shohin me dyshim agjendën e tij”, u shpreh ai në “Klan Kosova”.
Haradinaj avokoi për ri-shtrimin e marrëdhënieve Prishtinë-Uashington, për çka the se duhet rifituar “statusin e një partneri të besueshëm…e me Kurtin kjo nuk është kështu”.
Për takimin e tij me Richard Grenell – Emisarin Presidencial për Misione të Posaçme – Haradinaj bëri thirrje për “kujdes” në qasjen ndaj tij nga shqiptarët: për çka the se ai “ka linj direkte komunikimi, pa ndërmjetës, me Donald Trumpin”.
“Dhe e ka portofolin e Ballkanit, dhe ma konfirmoi. Kjo është shumë serioze, e jo ne të mos e marrim me rëndësi”, shtoi ai.
“Ai e pëlqei idenë time për të kaluar nga dialogu – ne duhet ta kthejmë dialogun me Amerikën, ndërsa me Serbinë ta kthejmë bilateral, se çka dialogojmë më. Ata presin nga Kosova me u sjell serioze, e që presioni me u kthy nga Serbia”, tha Ramush Haradinaj.
Duke folur për çështjen e dialogut – për të cilën tha se aleatët perëndimor të vendit presin që Kosova të përmbush obligimet e saj – tha se në rend të parë nënkuptohet Asociacioni i Komunave të banuara me shumicë serbe.
Në lidhje me draft-Statutin e Asociacionit, ai tha se duhet të dërgohet për rishikim kushtetues në Gjykatën Kushtetuese, dhe se “i besoj plotësisht” GjK-së.