Haradinaj: Kjo Qeveria e territ, bojshin hajgare me “bojlera e filtera” asgjë nuk qiten në dritë

Haradinaj: Kjo Qeveria e territ, bojshin hajgare me “bojlera e filtera” asgjë nuk qiten në dritë

Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas reduktimeve te ashpra me energji elektrike, shkruan Periskopi.

Ai tha se kjo “Qeveria e territ” siç e ka quajtur ai, u përfshinë në tregëti të energjisë, deri me GEN-in e Beogradit dhe i mbrojtën sekserët e tyre si Martin Berishaj e Nagip Krasniqi, që kishin shpërdoruar miliona euro të buxhetit të Kosovës.

“U përfshinë në tregëti të energjisë, deri me GEN-in e Beogradit dhe u vunë në mbrojtje të sekserëve të tyre si Martin Berishaj e Nagip Krasniqi, që kishin shpërdoruar miliona euro të buxhetit të Kosovës.Kur e morën pushtetin, bojshin hajgare me “bojlera e filtera”, ka shkruar ai.

Sipas Haradinajt kjo Qeveri nuk ka qitë asgjë në dritë.

“E shtrenjtuan rrymën për tri herë e asgjë nuk qiten në dritë. Këta kurrë asgjë nuk qiten në dritë.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: