Haradinaj: Jemi të fokusuar për t’u bërë pjesë e NATO-s dhe kjo i mbyll debatet e sigurisë përjetësisht për Kosovën

Haradinaj: Jemi  të fokusuar për t’u bërë pjesë e NATO-s dhe kjo i mbyll debatet e sigurisë përjetësisht për Kosovën

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në NATO i përmbyllë të gjitha debatet për sigurinë.

Daut Haradinaj ka thënë se Kosova dhe aleatët e saj të sigurisë sot janë qindra herë më të fortë e më të përgatitur se në 98-99.

“Qëndrimet për një luftënxitje në Serbi nga mbetjet e Millosheviqit, nuk janë as më shumë e as më pak se nevojë mbijetese politike në Serbi. Kosova dhe aleatët e saj të sigurisë sot janë qindra herë më të fortë e më të përgatitur se në 98-99. Këto retorika të humbësit ballkanik veç sa e rrisin vullnetin tonë për të qenë të gatshëm ta mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit tonë, ashtu siç vepruam kundër kasapit të Ballkanit”, ka thënë Haradinaj.

Postimi i plotë:

Qëndrimet për një luftënxitje në Serbi nga mbetjet e Millosheviqit, nuk janë as më shumë e as më pak se nevojë mbijetese politike në Serbi. Kosova dhe aleatët e saj të sigurisë sot janë qindra herë më të fortë e më të përgatitur se në 98-99. Këto retorika të humbësit ballkanik veç sa e rrisin vullnetin tonë për të qenë të gatshëm ta mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit tonë, ashtu siç vepruam kundër kasapit të Ballkanit.
Ne jemi të fokusuar për t’u bërë pjesë e NATO-s dhe kjo i mbyll debatet e sigurisë përjetësisht për Kosovën.

Shpërndaje në: