Haradinaj: Incizimet ku dëgjohet koordinimi i mashës së Kurtit me Radoiçiqin, tregon mirë se kah i ka te kthyme antenat qeveria e tij

Haradinaj: Incizimet ku dëgjohet koordinimi i mashës së Kurtit me Radoiçiqin, tregon mirë se kah i ka te kthyme antenat qeveria e tij

Anëtari i AAK-së, Daut Haradinaj ka reaguar pas publikimit të audio-incizimit tjetër të shefes së GP, Mimoza Kusari-Lilës me Radojçiqin.

Haradinaj duke e quajtur Kusari-Lilën si “mashë të Kurtit” tha se “në vend që të koordinohen me Amerikë e aleatë, këta bashkëpunojnë me terrorista serb”

“I tillë ishte vendimi i qeverisë, njëherë për bllokimin e më pas për çbllokimin e hyrjes së produkteve serbe në Kosovë, pa asnjë përfitim për vendin.Të tilla janë mashtrimet e nëpasnjëshme me të cilat Kurti dhe kasta e tij tash e katër vite i ushqen popullin me popullizëm e në anën tjetër armiqësoi vendin me aleatët kryesorë. Vlerat tona kombëtare nuk ka qeveri e as individ që mund t’i thyej. Mobilizimi për t’i largu këta mashtrues e shërbëtorë jugosllav tashmë nuk është vetëm detyrë, por mision që kërkon gjithëmobilizim”, shkroi Haradinaj.

 

Postimi i plotë:

Incizimet e publikuara sot nga Paparaci, ku dëgjohet koordinimi i mashës së Kurtit, Mimozës me Radoiçiqin, tregon mirë se kah i ka te kthyme antenat qeveria e tij.
Në vend që të koordinohen me Amerikë e aleatë, këta bashkëpunojnë me terrorista serb.
I tillë ishte koordinimi kundër UÇK-së në përfshirjen e tyre ne ligjin e pagave ku publikisht votuan kundër.
I tillë ishte vendimi i qeverisë, njëherë për bllokimin e më pas për çbllokimin e hyrjes së produkteve serbe në Kosovë, pa asnjë përfitim për vendin.
Të tilla janë mashtrimet e nëpasnjëshme me të cilat Kurti dhe kasta e tij tash e katër vite i ushqen popullin me popullizëm e në anën tjetër armiqësoi vendin me aleatët kryesorë.
Vlerat tona kombëtare nuk ka qeveri e as individ që mund t’i thyej. Mobilizimi për t’i largu këta mashtrues e shërbëtorë jugosllav tashmë nuk është vetëm detyrë, por mision që kërkon gjithëmobilizim.

Shpërndaje në: