Haradinaj i reagon Kurtit për tubimet në Gjermani: Mërgata nuk e meriton të gënjehet
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti pas tubimeve të tij me mërgatën shqiptare në Gjermani, duke theksuar se diasporës i duhet treguar e vërteta për situatën në Kosovë.
Haradinaj shprehu shqetësimin se mërgata shqiptare nuk meriton të mashtrohet, sidomos në periudhën e zgjedhjeve. Ai theksoi se Kurti duhet t’i informojë ata se ushtria po përballet me probleme financiare, pasi rezervat shtetërore janë vjedhur.
“Çdokush që e respekton dhe e nderon diasporën si pjesë të atdheut, duhet t’i tregojë asaj të vërtetën. Gënjeshtrat ose gjysma e vërtetës janë një mohim i saj,” u shpreh Haradinaj në një postim në Facebook.