Haradinaj i “mëshon” fortë Kurtit përmes Kusari-Lilës: Nëse pretendon se vartësit tu ta kanë pirë duhanin tinez, rriti pagat e kategorive të luftës
I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti duke thënë se se kategoritë e lirisë vazhdimisht i ka poshtëruar.Sipas tij VV nuk ka hezituar që t’i bashkojë votat me Listën Serbe që t’i mos i përfshijë në pagën minimale, familjet e dëshmorëve dhe martireve, invalidëve, veteranëve e viktimave të dhunës seksuale, shkruan Periskopi.
Haradinaj u shpreh se nëse Kurti pretendon që vartësit e tij ‘ia kanë pirë duhanin tinez’, atëherë le t’i rrit sot pagat e familjeve të Dëshmorëve e Martirëve, Invalidëve, Veteranëve, Viktimave të dhunës seksuale.
“…Nëse Kurti pretendon që vartësit e tij ‘ia kanë pirë duhanin tinez’, atëherë le t’i rrit sot pagat e familjeve të Dëshmorëve e Martirëve, Invalidëve, Veteranëve, Viktimave të dhunës seksuale. Mundësinë dhe buxhetin e mjaftueshëm e ka…”- ka shkruar Haradinaj./Periskopi