Haradinaj i ashpër ndaj Qeverisë: Kundër doracakut paçavure, familja jonë ka themele të lashta që nuk lëkunden kollaj

Haradinaj i ashpër ndaj Qeverisë: Kundër doracakut paçavure, familja jonë ka themele të lashta që nuk lëkunden kollaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj doracakut për Edukatën Seksuale i hartuar nga Ministria e Arsimit.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se doracakun e konsideron si ‘’sulm ndaj familjes e vlerave kombëtare’’.

Kreu i AAK-së thotë se ka kërkuar nga komunat e udhëhequra nga partia e tij ‘’ta hedhin poshtë këtë paçavure si doracak’’.

Postimi i plotë:

Nuk ka e as që mund të ketë sulm më të madh ndaj familjes e vlerave kombëtare, se sa Doracaku i edukatës seksuale, i hartuar nga Qeveria e Albin Kurtit.

Pas dështimeve në rrafshin politik e diplomatik, në politikën e brendshme e të jashtme, pas izolimit ndërkombëtar të Kosovës e pas vënies së vendit nën sanksione, tash bateritë e tij i ka kthyer mbi familjen, si themel jo vetëm të shtetit por edhe të traditës e qenësisë sonë.

Por kjo nuk do të kalojë, jo vetëm në komunat e udhëhequra nga Aleanca, të cilave u kam kërkuar ta hedhin poshtë këtë paçavure si doracak, po askund në Kosovë. Familja jonë ka themele të lashta që nuk lëkunden kollaj, aq më pak nga ata që përditë e më shumë po identifikohen si antikombëtare!

Shpërndaje në: