Haradinaj: Hajrie Spikerica dhe Serbia na quante ‘të ashtuquajtur gjeneralë, e ashtuquajtur UÇK’
![Haradinaj: Hajrie Spikerica dhe Serbia na quante ‘të ashtuquajtur gjeneralë, e ashtuquajtur UÇK’](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/01/Ramush-Haradinaj-1-429x300.png)
Ramush Haradinaj nuk ia përmendi emrin, por kur u pyet për deklaratën e Donika Gërvallës, tha se referencën ‘të ashtuquajtur’, UÇK-së ia bënte vetëm Hajrie Spikerica dhe Serbia.
“Hajrie Spikerica dhe Serbia na quante të ashtuquajtur gjeneralë e të ashtuquajtur UÇK. Por UÇK nuk është e ashtuquajtur. Ka qenë palë në Rambuje. Gradën gjeneral të parën e kam nga UÇK, për herë të dytë nga NATO”, tha Haradinaj në Pressing.