Haradinaj “godet” pushtetin: VV janë shërbëtorë të Serbisë dhe Rusisë
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj në emisionin Pressing ka folur në lidhje me mënyrën se si Kurti po bënë politikë, sidomos në kontekstin e arenës ndërkombëtare.
Sipas tij, ai dhe partia e tij janë shërbëtorë të Rusisë dhe Serbisë.
“Sjellja e Kurtit, jo vetëm nga ato bindjet tradicionale të besnikrësë të aleatëve etj, por po del edhe nga kontrata që ka obligime. Unë mendoj që pasojat që po i shkakton Kurti nuk janë vetëm etap e re e të mendumit politik, është më thellë puna. Mendoj se është punë e mirë e kundërshtatrëve të Kosovës.
Sido që ta pasqyrojnë sjelljet e tyre Kurti dhe VV, ju siguroj se janë shërbëtorë të mirë të Rusisë edhe Serbisë.”