Haradinaj godet Kurtin: E ka një zor të madh, po kërkon shpëtim nga opozita
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ftesa e Kurtit për takim me partitë opozitare ishte përulëse.
Sipas Haradinajt Kurti po kërkon shpëtim nga opozita në përgjithësi për të shkuar në zgjedhje pa llogaridhënie politike.
“Unë mendoj që ai e ka një zor të madh, vet shkresa e tij ishte një përulje, përpos një dredhi. Por edhe si dredhi politike ishte përulëse, sepse ai u përball me buzëqeshjen e deputetit më shurdhues që e cilësonte shpesh herë z.Abelard Tahiri. Kurti e ka një zor të madh, dhe po kërkon shpëtim nga opozita në përgjithësi”, u shpreh Haradinaj në Klan Kosova.
Haradinaj theksoi se si Aleancë qëndrojnë të vendosur se Qeverinë e Kosovës duhet ta bëj opozita, pa Kurtin.