Haradinaj dënon sulmin terrorist në Ankara: Akt i rëndë që meriton dënim të ashpër

Haradinaj dënon sulmin terrorist në Ankara: Akt i rëndë që meriton dënim të ashpër

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj sulmit terrorist të ndodhur pasditen e djeshme në Ankara të Turqisë.

Haradinaj e konsideron ‘’sulm barbar dhe është sulm kundër paqes dhe stabilitetit’’.

Postimi i plotë:

Sulmi terrorist në Ankara është një akt i rëndë që meriton dënim të ashpër. Ky sulm barbar, që godet njerëz të pafajshëm dhe cenon sigurinë e një vendi të tërë, është një sulm kundër paqes dhe stabilitetit.

Në këto momente të vështira, jemi pranë popullit dhe Qeverisë së Turqisë, duke shprehur ngushëllimet tona të thella për familjet e viktimave dhe duke lutur për shërimin e të plagosurve.

Qëndrojmë të bashkuar në përpjekjet për një botë më të sigurt dhe më të drejtë, ku dhuna dhe terrori nuk kanë vend.

Shpërndaje në: