Haradinaj: Artan Behrami është më i besueshmi i Hashim Thaçit, ishte gëzimi më i madh kur e kam takuar
Ish-pjesëtari i UÇK-së dhe ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka folur në “Frontal” të T7, për arrestimin, sfidat dhe përditshmërinë brenda burgut dhe për lirimin e tij nga burgu.
Haradinaj ka thënë se ka përcjellur debatet televizive duke i ka përgëzuar gazetarët për qasjen e tyre.
Gjatë intervistës ai e përmendi edhe Artan Behramin i cili ishte analist televiziv. Ai e vlerësoi atë për qasjen korrekte.
“Artan Behrami më ka bë përshtypje kur ishte si analist. E kam këqyrë sa është subjektiv dhe sa është real, në kuptim të simpative, më i artikuluari në kuptimin real për me ua shpjegu njerëzve. Edhe pse komplet ju përgëzoj, por Artani ka qenë edhe kur u bë fushata, kush po fiton e s’po fiton, e kam pa që mund të keqkuptohet që është i njëanshëm, se në fund të fundit njeriu e ka një simpati, pse jo, por asnjë gjë nuk e ka thënë që me shku në dobi të një krahu partiak, por ka qenë më reali për çka ka folë. Ka qenë më bindësi dhe ka qenë gëzimi më i madh kur e kam takuar aty”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj po ashtu e ka përgëzuar Behramin për informacionin e saktë të dhënë për mediat.
“Unë e përgëzoj atë djalë, së pari e përgëzoj për informacionin e saktë, shumë të saktë, të paanshëm, të paemocional edhe pse duket dhe shumë të drejtë. I bën nder ku ka hy dhe kudo që kish shku si person i bën nder sepse ka qenë më i informuari, më i sakti”, është shprehur Haradinaj.
Në pyetjen e autorit të emisionit, Arsim Lani, sesi ka ndikuar te shefi i tij, Hashim Thaçi qasja e Artan Behramit, Haradinaj është përgjigjur se ka qenë simpatia e tij.
“Ka qenë simpatia e tij, unë mendoj që është më i besueshmi, ose mos të them unë me cilësu se ai e din vet se nuk e kam dëgju, por prej admirimit kam folë me të, ndër më të besueshmit të presidentit Hashimit, në kuptimin i structurë, si djalë i formuar”, shtoi ai.