Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim e zhvillim të vendit

Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim e zhvillim të vendit

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka thënë se me ekipin e tij të përkushtuar dhe një plan të qartë veprimi, jemi më të vendosur se kurrë për t’i dhënë vendit tonë drejtimin e duhur drejt zhvillimit dhe prosperitetit.

Kështu ka thënë Haradinaj pas mbledhjes të kryesisë së AAK-së.

“Me Kryesinë e Aleancës, konfirmuam gatishmërinë tonë për të udhëhequr ndryshimin për të cilin Kosova ka nevojë. Me një ekip të përkushtuar dhe një plan të qartë veprimi, jemi më të vendosur se kurrë për t’i dhënë vendit tonë drejtimin e duhur drejt zhvillimit dhe prosperitetit”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se AAK me partnerët e koalicionit, janë e vetmja forcë politike që ofron zgjidhje reale.

“Plani ynë për Kosovën Fituese është konkret dhe i realizueshëm. Përmes anëtarësimit direkt në NATO dhe zhvillimit të hovshëm ekonomik, do të sigurojmë një të ardhme të mirë për çdo qytetar. AAK me partnerët e koalicionit, janë e vetmja forcë politike që ofron zgjidhje reale për sfidat aktuale të vendit. Falënderoj anëtarët e Kryesisë për kontributin e tyre të çmuar në hartimin e platformës sonë fituese. Së bashku do ta bëjmë realitet vizionin tonë për një Kosovë të fortë, të sigurt dhe ekonomikisht të zhvilluar”, është shprehur Haradinaj.

Shpërndaje në: