Haradianaj: Albin Kurti është mashtrues, tradhtar e spiun i Serbisë – e la ushtrinë pa bukë, po punon në dëm të Kosovës
Kuvendi po mban seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga opozita rreth krizës së furnizimit me ushqim.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ushtarët e FSK-së duhet të falënderohen për shërbimin ndaj atdheut.
Ai ka thënë se sot po diskutohet për diçka që është më shumë logjistike.
Më tutje Haradinaj ka thënë se ai është një mashtrues e tradhëtar.
‘’I kam thënë mashtrues e tradhëtar por edhe spiun i Serbisë. Po ai i ka të gjitha këto sepse ka lënë ushtrinë e tij pa bukë, ai punon në dëm të Kosovës’’, ka thënë Haradinaj.