“Hapja e urës së Ibrit”, qytetarët sot me diskutim publik në veri të Mitrovicës
Komuna e Mitrovicës së Veriut sot organizon një takim dhe bashkëbisedim me qytetarë, aktivistë të shoqërisë civile dhe përfaqësues të mediave lokale me temën “Bashkëpunimi ndëretnik, këshillim komunal për siguri në bashkësi, bashkëpunimi në mes të institucioneve dhe shoqërisë civile”.
Në këtë do të marrin pjesë edhe Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, zëvendësdrejtori i Policisë për veriun, Veton Elshani e zyrtar nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Ndërkaq, lidhur me këtë takim kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se qytetarët do të mund të njoftohen mbi përfitimet nga hapja e urës dhe të shprehin shqetësimet e tyre të cilat do të trajtohen nga përfaqësuesit institucionalë dhe institucionet e vendit, duke ftuar edhe qytetarët serbë që të marrin pjesë në këtë diskutim.
Ndryshe, takimi është paraparë të nis nga ora 11:00 në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut.