Hapet ura e re tek Liqeni Akumulues në Mitrovicë
Sot është hapur ura e re tek Liqeni Akumulues në Mitrovicë, e cila tashmë është e hapur për qytetarët.
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza ka thënë se ky është një projekt i realizuar me shumë përkushtim nga Komuna e Mitrovicës.
“Një urë e re mbi Liqenin Akumulues të Mitrovicës, e cila nga sot është e hapur për qytetarët. Një projekt i realizuar me shumë përkushtim nga Komuna e Mitrovicës për t’i forcuar lidhjet e qytetarëve tanë”, ka thënë Hamza.
Tutje, ai ka thënë se angazhohet të ndërtoj ura “mbi çdo sfidë të Kosovës”.