Hapat e duhur për t’i dhënë fund depresionit

Hapat e duhur për t’i dhënë fund depresionit

Psikologja Selena C., PhD, ka thënë: “Një person depresiv ka një mundësi për të mësuar se nuk është i vetmi që vuan në heshtje, ndërkohë që fitojnë mbështetjen dhe empatinë e atyre që e kuptojnë thëllësinë e dhimbjes së tyre. Ata përfitojnë nga inkurajimi prej miqve të tyre për të hedhur hapa të vegjël, por të sigurtë përpara në jetë”.

Nëse nuk e ke përjetuar ndonjëherë depresionin, me siguri nuk e di as mënyrën e duhur për ta ndihmuar dhe për ta bërë të ndihet mirë një person që po vuan nga kjo sëmundje. Por e ardhmja mund të vendosë në një situatë të tillë, në të cilën një mik apo një anëtar i familjes tënde të bjerë në depresion, ndaj të gjithë ne duhet t’i dimë tetë hapat se si t’i bëjmë të ndihen më mirë personat që vuajnë nga depresioni.

Mos pretendo sikur nuk ekziston.

Depresioni është një sëmundje serioze dhe të pretendosh sikur ai nuk ekziston, nuk ke për ta zhdukur atë. Ti mund të mendosh se duke vepruar sikur gjithçka është normale, mund të jetë mënyra më e mirë për t’ia dalë mbanë, por nuk është aspak e vërtetë. Me këtë mënyrë një person depresiv do të ndihet sikur emocionet e veta nuk janë të vlefshme. Ji i vetëdijshëm për rëndësinë e asaj që po kalon dhe kërko ndihmë, nëse dyshon se të diçka nuk po shkon siç duhet me shëndetin tënd mendor.

Mos u përpiq “t’i ndreqësh” ata.

Mikut apo anëtarit të familjes tënde që po vuan nga depresioni, nuk i është thyer zemra. Ata thjesht po përballen me një nga sëmundjet mendore më të zakonshme, por dhe më serioze. Mos u përpiq “t’i ndreqësh” ata., pasi ata nuk janë të lënduar. Ata thjesht kanë nevojë për dashuri dhe mbështetje të vazhdueshme, jo për një zgjidhje të menjëhershme që nuk do t’i ndihmojë aq shumë.

Ji më i kujdesshëm me pozitivitetin që i jep.

Të jesh një burim optimizmi dhe pozitiviteti për mikun tënd depresiv, kur ai ka nevojë, është tepër e rëndësishme. Por, ki kujdes të mos jesh tepër pozitiv me ta, pasi mund t’i bësh të ndihen më keq, kur ata të shohin se nuk po ia arrijnë të jenë aq optimistë sa ti u thua të jenë. Ndaj ji pozitiv, por jo në ekstrem.

Lëri ata të flasin.

Mos e ndal një mikun tënd depresiv të flasë mbi ënyrën si ndihet, edhe nëse emocionet që ai do të shprehë do të jenë negative.
“Bëja të qartë se ti je do të dëgjosh çdo gjë që kanë në mendje”, thotë psikiatri Michael Simpson. Nëse ata flasin për veten e tyre, kjo gjë i bën të ndihen mirë dhe të mos hyjnë lehtë në depresion më vonë. Bëja të qartë se ti je gjithë sy e veshë për të dëgjuar se çfarë kanë për të thënë lidhur me ato që ndiejnë.

Vlerësoji ndjenjat e tyre.

Çdokush e meriton të ndihet i vlerësuar prej të tjerëve. Edhe nëse ata mund të kenë ndjenja të pakuptimta, bëji të ndihen sikur ti po e kupton se si ata ndihen dhe se ata nuk duhet të ndihen keq për emocionet e tyre. Emocionet janë neutrale, por është mënyra se si i menaxhojmë ato që mund të jetë e dëmshme.

Ji mbështetës.

Një person depresiv e ka të vështirë të hapet për ndjenjat e veta, në momentin që ka më tepër nevojë të flasë. Ndaj, sigurohu t’i ofrosh mbështetjen tënde në periudhat më të nevojshme për ta, shkruan bota.al. Të qenurit mbështetës e bën më të lehtë që një person depresiv të ndihet i dashur dhe i dëgjuar nga të tjerët. Mos ia impono dashurinë tënde, por ofroja mbështetjen sa herë që ata të kenë nevojë.

Ftoji ata në vende të ndryshme.

Ndonjëherë, kur ndihesh në depresion, gjithçka që do të bësh është të rrish në shtrat. Inkurajoje mikun tënd të dalë me ty dhe ftoje në vende të ndryshme për t’i dhënë mundësinë të dalë nga shtëpia e vet. Duke e ftuar të dalë me ty, ai do të ndihet më mirë dhe do ta kalojë më lehtë depresionin bashkë me mbështetjen tënde të vazhdueshme.

Vendos kufij

Po aq sa do ta ndihmosh mikun tënd me gjithçka që ai ka nevojë, po aq bën mirë të kujdesesh edhe për veten tënde. Sigurohu  të vendosësh kufij, në mënyrë që të mos lodhesh tejmase me të. Nëse  ti lodhesh pamasë duke ndihmuar mikun tënd, ti do t’i bësh keq vetes dhe atij. Ndaj, kujdesu për veten, në mënyrë që ta ndihmosh në mënyrën e duhur edhe mikun apo familjarin tënd që po vuan nga depresioni.

Shpërndaje në: