Hansi Flick flet para finales për Kupën e Botës për Klube: Me më të mirët luajmë, pa prishur ekuilibrat
Bayern Munich do të luajë finalen e Kupës së Botës për klube, kundër meksikanëve të Tigres të enjten.
Ndeshja do të zhvillohet në Katar, vendin pritës të kësaj gare dhe do të startojë në orën 19:00.
Trajneri I Bayern Munich, Hansi Flick, doli sot në konferencën e zakonshme për shtyp, ku deklaroi se skuadra meksikane është mjaft e organizuar dhe luan futboll të bukur.
“E pashë Tigresin në gjysmëfinale dhe më bëri përshtypje mënyra sesi luajtën. Ata lajnë shumë intensivisht dhe kanë shumë cilësi në krahët e sulmit”.
“Ne do japim gjithçka nga kapaciteti ynë, do të jetë ndeshje shumë e vështirë. Jemi të lumtur që kemi arritur në finale”.
Do të vendosim më të mirët në fushë, pa prishur ekuilibrat. Do flasim me lojtaret dhe do te shohim”, ka thënë Flick.
Ai e pranoi që Jerome Boateng është larguar për në Gjermani, që t’i jap lamtumirën ish të dashurës së tij që u gjend e vdekur.