A i “hani” thonjtë? Ja çfarë ju pret në të ardhmen
Shumë njerëz kudo në botë, priren për të ngrënë thonjtë, në momentet ku janë të nervozuar.
Ekspertët i kanë studiuar si raste dhe kanë ardhur në disa përfundime. Sipas tyre këta persona kanë këto karakteristika të cilat do i ndihmojnë në të ardhmen e tyre.
Gjithashtu nuk duhet ta marrin si diçka të tmerrshme, pasi të marrin vesh si e kanë shpjeguar ekspertët:
1. Një studim i publikuar në American Scientific ka dalë në përfundimin se këto njerëz, kanë performancën më të lartë dhe përsosmërinë.
Sipas tyre ky veprim është çrregullim i përsëritur i trupit dhe nuk duhet marrë si diçka e keqe.
2. Ka një shpjegim tjetër historik
Mesa duket ngrënia e thonjve ka edhe një shpjegim historik. Mijëra vjet më parë në Greqinë e Lashtë, filozofi Sidonius ka përmendur një burrë të quajtur Cleanthes, i cili ka pasur aftësinë të parashikojë të ardhmen duke ngrënë thonjtë e tij. Ju që bëni të njëjtën gjë, quajeni veten me fat duke u krahasuar pse jo edhe me këtë parashikues.
3. Nëse ju del më shumë jashtë kontrollit duhet të merrni masa
Njerëzit të cilët e kanë zakon ngrënien e thonjve, duhet të marrin masa nëse ky zakon përkeqësohet. Pasojat janë të ndryshme dhe jo të mira, por nëse e keni thjesht refleks (kur jeni në stres), nuk përbën problem./InTv