Hani mollë jeshile çdo ditë dhe ja përfitimet shëndetësore që do të merrni
Kontrollojnë oreksin: mollët jeshile përmbajnë acide organike të cilat ndihmojnë në kontrollimin e oreksit. Pra nëse vuani nga oreksi i dobët, konsumoni një mollë jeshile.
Ulin rrezikun e kancerit të zorrës së trashë: për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave, mollët jeshile ndihmojnë në reduktimin e rrezikut për kancer të zorrës së trashë.
Rrisin energjinë: për shkak të karbohidrateve që përmbajnë, mollët jeshile luajnë një rol shumë të mirë në rritjen e energjisë së trupit.
Lehtësojnë tretjen: nëse keni konsumuar diçka të rëndë dhe jeni të shqetësuar për fryrjen e barkut, konsumoni një mollë jeshile sepse do të ndihmojë në tretje për shkak të enzimave që përmban.
Parandalojnë diarenë dhe kapsllëkun.
Reduktojnë nivelet e kolesterolit të keq: mollët jeshile për shkak të vitaminave që përmbajnë ndihmojnë në reduktimin e nivelit të kolesterolit të keq.
Reduktojnë rrezikun e sëmundjeve të mëlçisë: mollët jeshile zvogëlojnë problemet e mëlçisë dhe parandalojnë problemet e traktit digjestiv.