Hamza: Zjarrfikësit, ushtarët dhe policët janë heronjtë tanë
Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza ka falënderuar zjarrëfiksit e rajonit të Mitrovicës dhe Prishtinës, ushtarët e FSK-së, Policinë e Kosovës pasi ndihmuan për ta shuar zjarrin që përfshiu një kodër në Cerrnushë.
Hamza përmes një postim inë Facebook tha se banorët e fshatrave Cerrnushë, Kçiq i madh dhe Kçiq i vogël u ndjenë të shqetësuar pas këtij zjarri, por thekson se tani gjendja është nën kontroll.
“Pasi zjarri krijoi shumë shqetësim te banorët e fshatrave Cerrnushë, Kçiq i madh dhe Kçiq i vogël, nga kodra e përfshirë në zjarr në Cerrnushë, ndaj me ju lajmin e mirë që pas angazhimit maksimal të institucioneve përgjegjëse dhe ndihmës së banorëve, tashmë gjendja është nën kontroll.
Zjarrfikësit, ushtarët dhe policët janë heronjtë tanë të përditshëm, të cilët e rrezikojnë edhe jetën e tyre për sigurinë tonë. Faleminderit për shërbimin tuaj, heronj!”, shkroi Hamza.