Hamza viziton një fermë në Keqekollë: Kosova duhet ta rrisë prodhimin vendor
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka vizituar një fermë në Keqekollë.
Ai është shprehur se Kosova duhet ta rrisëprodhimin vendor dhe u shpreh se programi i tij, parasheh zgjerimin e subvencioneve dhe granteve.
”Nuk ka si qumështi i freskët në fshatrat tona! Zyrafetja dhe Afrimi kanë arritur të ndërtonin një fermë moderne në Keqekollë, ku i mbajnë rreth 70 lopë qumështore dhe me këtë punë sigurojnë të ardhurat për familjen e tyre. Më bëri shumë përshtypje përkushtimi i tyre i madh në punë. Kosova duhet ta rrisë prodhimin vendor dhe programi im parasheh zgjerimin e subvencioneve dhe granteve, sidomos për prodhimet bujqësore dhe blegtorale”, ka shkruar Hamza.