Hamza viziton Kooperativën Bujqësore “Krusha”, premton mbështetje
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka vizituar Kooperativën Bujqësore “Krusha”, ku u prit nga drejtuesja, Fahrie Hoti.
Pretendenti për të parin e ekzekutivit ju premtoi të punësuarve aty që do të kenë mbështetje bizneset si një nga pikat në programin e tij qeverisës.
Hamza u njoh me sfidat dhe nevojat e punës në këtë biznes.
Në fund të vizitës, aktualisht kryetari i komunës së Mitrovicës, u kujdes të bëjë disa blerje nga turshitë e bëra gati nga gratë e punësuara aty.