Hamza viziton ekspozitën “Abetare” të artistit kosovar në New York, shprehet krenar për suksesin e tij
Bedri Hamza, kryetari i Mitrovicës të Jugut, njëherësh kandidat i propozuar për kryeministër nga PDK-ja, gjatë vizitës së tij në SHBA ka shkuar edhe tek ekspozita “Abetare” e artistit kosovar Petrit Halilaj në Muzeun Metropolitan në New York.
“Petrit Halilaj, djaloshi nga Runiku i Drenicës, nga kampet e refugjatëve gjatë luftës në Kosovë ka arritur majat e artit botëror. Në mes takimeve të shumta, ndjeva obligim dhe kënaqësi të veçantë të gjej pak kohë ta vizitoj Muzeun Metropolitan, ku Petriti ka ekspozitë të madhe personale me titull shqip “Abetare”, inspiruar nga vizatimet në bankat e shkollave në Kosovë e Ballkan”, thotë Hamza.
Tutje ai shprehet krenar me suksesin e tij, sikurse edhe të artistëve e sportistëve që po e vendosin emrin e Kosovës në galeri, arena sportive dhe ballina të gazetave më të njohura.