Hamza u shpreh mirënjohje gazetarëve: Media e lirë është garancia për një shoqëri të drejtë
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka shprehur mirënjohje të madhe për gazetarët e Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Hamza thotë se gazetarët janë ata që na informojnë, na mbajnë përgjegjës dhe në rrugën e duhur.
“Një media e lirë është garancia më e mirë për një shoqëri të drejtë dhe një qeverisje të përgjegjshme”, shton ndër të tjera kandidati për kryeministër.
“Ne, secili nga pozicioni i tij, duhet të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë me më shumë transparencë, llogaridhënie dhe informim të drejtë për qytetarët tanë”.